Telegrafi

Angelina Jolie po iu fol keq fëmijëve për të atin, Brad Pittin

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images)

Angelina Jolie nuk po e bllokon Brad Pittit që të shohë fëmijët e tyre, por burimet e përfshira në këtë rast thonë se po vazhdon të ngrejë barrikada mes tyre dhe ish-bashkëshortit.

Burime për TMZ-së kanë thënë se aktorja po vazhdon të ushtrojë ndikim në gjashtë fëmijët dhe ka qenë efektive.

Thuhet se aktori ka probleme në lidhje me fëmijët, ku disa prej të cilëve as nuk duan ta shohin atë.

Tre djemtë raportohet se kanë rënë në ndikimin e nënës, sa që me vështirësi po pranojnë ta takojnë të atin.

Gjyqtari i shkurorëzimit të dyshes ia ka lejuar Bradit që t’i takojë fëmijët katër orë në ditë gjatë ditëve të punës gjersa në fundjavë 12 orë.

Lexo po ashtu Luftë e ftohtë mes ish-bashkëshortëve, Brad i përgjigjet akuzave të Angelinas

Siç kemi raportuar, fëmijët tani janë të gjithë në Los Angeles, sipas urdhrit të gjyqtarit, ku Brad ka kohë të konsiderueshme të kujdestarisë rreth tyre.

Ndryshe, shkaku i distancës dhe mos marrëveshjeve janë shkurorëzuar në vitin e kaluar. /Telegrafi/