Telegrafi

“Angelina Jolie – plaçkitëse e bankave”

Femra që përngjante shumë me të, Annarita Ottonello, 29-vjeçare, ka plaçkitur një bankë në qytetin italian Genoa pasi që kishte telashe të mëdha financiare, kanë thënë nga policia lokale.

Por ajo është kapur shpejt, pasi që ka tentuar të ikë me një skuter, kur policia kishte qarkulluar lajmin se banka ishte plaçkitur nga një kopje (sojzi) e aktores Angelina Jolie.

"Ngjashmëria ishte aq e çuditshme sa që disa dëshmitarë kanë menduar të jetë vet aktorja dhe se plaçkitja ishte pjesë e një filmi të ri të Hollywoodit”, ka thënë një zëdhënës policie.

"Gruaja gjithmonë kishte menduar se duke i ngjarë Angelina Jolie ishte një lloj bonusi në jetën e saj sepse ajo tërhiqte shumë meshkuj”, ka shtuar ai.

"Fatkeqësisht në këtë rast të veçantë është dëshmuar të jetë gjëja më e keqe e mundur për të – ajo ishte e njohshme aty për aty", ka përfunduar zëdhënësi.