Angelina Jolie është një ndër aktoret më të përfoluar hollivudiane.
E gjithë kjo në saje të shkurorëzimit me bashkëshortin Brad Pitt si dhe problemeve që lindën pas ndarjes.
Sipas të përditshmes amerikane ‘National enquirer’, aktorja nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani peshon vetëm 35 kilogram, transmeton Telegrafi.
Madje, raportohet se kohët e fundit Jolie është shtrirë në spital për trajtime të mëtutjeshme.
Ndryshe, aktorja ende nuk ka reaguar rreth këtyre shkrimeve të mediave. /Telegrafi/