Telegrafi

Angelina Jolie pas divorcit, fillon bisedimet për filmin e radhës (Foto)

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka pak kohë që është divorcuar nga ish bashkëshorti i saj Brad Pitt, gjersa të premten ata kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Ndonëse kjo ngjarje ka pak ditë që ka ndodhur, Angelina ka rimarrë veten dhe tashmë është përgaditur për të nisur xhirimet e filmit më të ri “Shoot like a girl”.

Është bërë e ditur se roli i ri i saj do të jetë një vajzë e fortë luftëtare, e cila është major kapitene e një skuadre në Afganistan.

Ky film mendohet të jetë një nga pretendentët krysore për çmimin “Oscars 2017”. /Telegrafi/