Angelina Jolie është fotografuar për herë të parë duke filmuar dramën e saj të re të fantazisë, “Come Away”.
Pavarësisht negociatave të vazhdueshme me Brad Pittin, ajo i është rikthyer përsëri punës për projektin e saj të ri në Hollywood, këtë të hënë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Aktorja me famë botërore u shfaq në xhirime e veshur me një kostum interesant, të përbërë nga një bluzë e bardhë e futur në një skaj të gjatë ulliri të gjelbër, së bashku me një mbulesë gjysmë të lidhur në bel.
Angelina mbante një paruke të bardhë në kokë, e cila i jepte pamjen elegante të grave të viteve 1900.
Filmi përfshin dy përrallat më të suksesshme në botë “Alice In Wonderland” dhe “Peter Pan”.
Ky film filloi xhirimet në Britani të Madhe në gusht, dhe do të jetë debutimi i drejtpërdrejtë i regjisorit Brave Brenda Chapman, e ndërsa skenari është shkruar nga Marissa Kate Goodhill.
Ndërkohë, është raportuar javën e kaluar se Angelina ka arritur te ish-avokati i saj për një takim sekret mes betejës së divorcit. /Telegrafi/