Telegrafi

Angelina Jolie, në tapetin e kuq me gjashtë fëmijët dhe pa Brad Pitt

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, sfiloi në tapetin e kuq të Toronto Film Festival bashkë me gjashtë fëmijët e saj.

Një nënë e vërtetë në karrierë, Angelina ishte protagoniste gjatë dy ditëve intensive në Toronto dhe me vete donte të gjithë familjen e saj, fëmijët e moshave të ndryshme.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Angelina Jolie

Vivienne, 9 vjeç, Shiloh, 11, Knox 9 dhe Zahara 12, Maddox, 16 vjeç dhe Pax 13. Nga Brad Pitt nuk ka asnjë gjurmë për të përgënjeshtuar zërat e rikthimit të flaktë mes tyre.

Gjatë premierës së “First They Killed My Father” i marrë nga libri i Loung Ung, që bën fjalë për temën e masakrës kamboxhiane ku vdesin 2 milionë persona, Jolie sfiloi me një fustan të gjatë me një sup zbuluar.

Angelina dhe Brad vendosën të ndahen kohë më parë.

Por, Angelina ishte ajo që hoqi dorë nga divorci për hirë të fëmijëve duke mbajtur familjen. /21Media/Telegrafi/