Një ide e mrekullueshme për një ditë elegante vjeshte
Aktorja Angelina Jolie zgjodhi thjeshtësinë. Ajo u shfaq në premierën në Los-Angeles e shoqëruar nga dy fëmijët e saj, Pax (17) dhe Shiloh (15).
Kohët e fundit aktoren e shoqërojnë shpesh fëmijët në ngjarje solemne. Ajo që tërhoqi vëmendjen e kritikëve të modës ishte zgjedhja e saj e stilit, transmeton Telegrafi.
Angelina njihet si dikush që i pëlqen veshjet e thjeshta dhe ngjyrat bazë. Ajo ka arritur të bëjë një tualet për tapetin e kuq me vetëm disa elemente klasike nga gardëroba e saj.
Ajo kishte veshur një fanellë të ngushtë me fyt, të kombinuar me një fund të zi me gjatësi midi me një palë këpucë të thjeshta.
Jolie pohoi se pak është vërtet shumë dhe se duket bukur dhe elegante edhe pa detaje pompoze.
Stili i saj mund të vishet në një kombinim të ngjyrave të ndryshme. Ideja për të përshtatur një fund dhe një fanellë me fyt është e mrekullueshme për këtë periudhë të vitit. /Telegrafi/