Aktorja Angelina Jolie është një prej femrave më të adhuruara në gjithë botën.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin BBC Today, ku ka folur ndër të tjerash rreth jetës dhe karrierës së saj në përgjithësi.
Gjatë bisedës, Jolie po ashtu ka potencuar se fokusi i saj është zhvendosur më shumë në politikë së fundmi, dhe se ka gjasa që në të ardhmen ta lërë aktrimin.
“Nëse do më kishit pyetur para 20 vitesh, do qaja. Unë them gjithmonë se do të shkoj atje ku duhet, nuk e di nëse unë jam e aftë për politikë. Unë jam gjithashtu në gjendje të punoj me qeverinë dhe ushtrinë, kështu që jam në gjendje të bëj shumë gjëra”, është shprehur Jolie.
Përndryshe, Angelina ka shprehur dëshirën e inkuadrimit në politikë qysh prej shumë viteve më parë.
Madje avancimi në këtë fushë mendohej se ishte një ndër shkaktarët e ndarjes së saj me ish-bashkëshortin, aktorin Brad Pitt.
Aktorja 43-vjeçare është një prej emrave më me influencë në mbarë botën, teksa gjatë vitit 2018 ka qenë mjaft aktive edhe në fushën e aktrimit. /Telegrafi/