Site icon Telegrafi

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie dhe vajza e saj Vivienne janë shfaqur mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq, për premierën e shfaqjes në Broadway, The Outsiders

Nuk kishte si të mungonte vëmendja ndaj veshjes së saj në këtë tapet të kuq, ku Jolie zgjodhi një fustan ngjyrë floriri me pelerinë në nuancë të ngjashme me fustanin.

Për aksesorë gjithë vëmendjen ia la vathëve flori, ndërsa me flokët i ka qëndruar klasikes me onde natyrale.

Grimi ishte i thjeshtë me të kuqen klasike në buzë. E bija, Vivienne nuk ishte munduar fare për këtë dalje, ku u pa veshur me një kostum blu dhe flokë të lëshuar.

Angelina Jolie është larguar shumë nga Hollywood, madje edhe në këtë projekt ishte vetëm producente. Ajo u është përkushtuar projekteve të tjera përtej aktrimit, përgjithësisht që lidhen me nismave mjedisore.

Jolie dhe vajza 15-vjeçare u fotografuan së bashku në teatrin Bernard B Jacobs në Nju Jork. Ishte shfaqja e parë në tapetin e kuq që Vivienne ka bërë që nga viti 2021, kur ajo shoqëroi nënën dhe vëllezërit e motrat e saj në premierën e filmit Marvel të Jolie, Eternals.

“Viv është një artiste e re që fokuson përpjekjet e saj në mbështetjen e saj ndaj të tjerëve. Ajo ka qenë atje për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundet dhe ka mësuar shumë nga Justin Levine dhe i gjithë ekipi krijues”, tha Jolie për revistën People në tapetin e kuq.

Kjo nuk është hera e parë që Vivienne interesohet të ndjekë hapat e nënës së saj. Në vitin 2014, ajo luajti së bashku me yllin në Maleficent. The Outsiders, i cili do të vazhdojë deri në shtator, bazohet në romanin e SE Hinton të vitit 1967 rreth bandave rivale që merren me pasojat e vdekjes së një anëtari në Oklahoma në 1964.

Jolie aktualisht është përfshirë në një padi me ish-bashkëshortin Brad Pitt, 60 vjeç, megjithatë ajo i largoi problemet e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Exit mobile version