Damë nderi është bërë që në vitin 2014 për gjithë kontributin që e ka dhënë në politikën e jashtme britanike, si edhe për punën e saj të madhe në fushatën për përfundimin e dhunës seksuale në zonat e përfshira nga lufta.
Angelina Jolie ka marrë pjesë në ngjarjen të cilën e organizon familja mbretërore dhe është ftuar personalisht nga Mbretëresha Elizabeth II, transmeton Telegrafi.
Aktorja e famshme, të cilën jemi mësuar ta shohin në veshje ngjyrë të zezë, këtë herë ka zgjedhur fustan hirtë të shndritshëm të shtëpisë së modës Ralph & Russo. Bashkë me fustanin ka bartur kapelë, doreza dhe këpucë ngjyrë të njëjtë dhe çantën ngjyrë metalike.
I ka respektuar të gjitha rregullat.
Se është yll numër një ka treguar kur e kanë rrethuar fansat, Angelina shfaqi posaçërisht durim me më të rinjtë, duke u përshëndetur me dorë me disa vogëlushë.
Angelina në përvjetorin e rëndësishëm është ftuar si bartëse e Urdhrit.
Damë nderi është bërë që në vitin 2014 për gjithë kontributin që e ka dhënë në politikën e jashtme britanike, si edhe për punën e saj të madhe në fushatën për përfundimin e dhunës seksuale në zonat e përfshira nga lufta. /Telegrafi/