Telegrafi

Angelina Jolie konfirmoi lidhjen me reperin, publikon fotografinë e tij në Instagram?

Foto: Profimedia/Instagram

Angelina Jolie së fundmi ka publikuar një seri fotografish në profilin e kolektivit të saj krijues, Atelier Jolie, ku në një prej tyre shfaqet edhe reperi Akala, me të cilin ajo është lidhur shpesh në thashethemet e fundit.

Gjatë fundjavës, Akala ishte i pranishëm në një ngjarje të organizuar nga aktorja 49-vjeçare. Jolie intervistoi muzikantin Mustafa në hapësirën ekspozuese të Atelier Jolie në New York, ndërsa Akala ishte në publik. Ata janë parë disa herë bashkë, dhe burime pranë tyre kanë deklaruar për revistën People se janë vetëm miq.

Megjithatë, spekulimet për një lidhje kanë filluar që nga maji i vitit të kaluar, kur Akala iu bashkua Joliet dhe vajzave të saj, Zahara dhe Shiloh, në festivalin letrar ‘Calabash’ në Xhamajkë. Gjashtë muaj më vonë, ata u panë bashkë në Milano.

Foto: Angelina Jolie/Instagram

Thashethemet u forcuan më shumë kur çifti u fotografua duke dalë nga i njëjti hotel në Venecia gjatë festivalit të filmit në gusht. In Touch raportoi se ata mund të jenë në një lidhje për më shumë se një vit.

Reperi ishte gjithashtu pranë Jolie dy ditë më parë në premierën e filmit të saj “Maria” në New York. Burime të ndryshme thonë se të dy i lidh pasioni për aktivizmin.

“Ata ndajnë të njëjtën pasion kur bëhet fjalë për çështje sociale dhe humanitare. Gjatë viteve kanë bashkëpunuar disa herë dhe janë përqendruar në çështje globale si të drejtat e njeriut. Angie ka shumë respekt për të”, thonë burimet. /Telegrafi/