Site icon Telegrafi

Angelina Jolie me këshilla që çdo nënë duhet t’u japë vajzave të saj

Angelina Jolie (People/Michael Loccisano/Getty Images)

Angelina Jolie njihet si një nënë e përkushtuar ndaj vajzave të saj.

Dhe, aktorja është edhe ambasadore e Kombeve të Bashkuara. Kurse, tash ka dhënë një deklaratë për Elle ku tregon disa prej këshillave që u jep vajzave të saj.

“Në jetë rëndësi ka ajo çfarë ju mendoni dhe mënyra se si ju logjikoni, dhe jo mënyra se si dukeni fizikisht. Eshtë e nevojshme që ju të zbuloni atë që realisht jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë luftoni”.

“Eshtë gjithashtu e nevojshme që ju të luftoni për veten, por edhe për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerve, atëherë ia vlen të jetosh”, u shpreh Angelina.

Kjo është këshilla që aktorja e famshme u jep çdo ditë vajzave të saj.

Këto janë detaje të marrëdhënies së saj me vajzat Shiloh, Zahara dhe Vivienne.

Që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt, Angelina i është përkushtuar totalisht fëmijëve të saj, duke theksuar se për momentin nuk ka nevojë për një partner të ri në jetën e saj. /TCH/

Exit mobile version