Telegrafi

Angelina Jolie flet për periudhën e vështirë ndërsa tregon për operacionet e vajzave të saj

Aktorja e popullarizuar amerikane, Angelina Jolie, në një letër të publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka treguar për problemet shëndetësore të vajzave të saj dhe me këtë rast ka zgjedhur të japë një mesazh të rëndësishëm.

“Kam kaluar dy muajt e fundit mes operacioneve. Të parin të vajzës sime të madhe, Zahara dhe disa ditë më parë edhe operacionin e motrës së saj të vogël për një problem me kockat. Ato e dinë që unë jam duke i treguar këto detaje, sepse folëm bashkë dhe diskutuam gjërat. Se unë e respektoj privatësinë e tyre, por ishin pikërisht ato që më bindën për ta shkruar. Ato e dinë që t`i nënshtrohesh kirurgjisë dhe të luftosh për të mbijetuar është diçka për të cilën duhet të ndihesh krenare”.

“I pashë vajzat e mia të kujdeseshin për njëra-tjetrën. Më e vogla studio sjelljen e infermiereve dhe herën tjetër më ndihmoi. E pashë sesi vajzat e mia lanë gjithçka dhe vunë njëra-tjetrën të parën. Ato ndjenë kënaqësinë e të shërbyerit për njerëzit që duan”, ka shkruar mes të tjerash Jolie në letrën e saj.

Angelina Jolie (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo shton se shoqëria ka ende për të bërë në lidhje me gratë dhe abuzumin që ushtrohet ndaj tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Angelina Jolie

“Dhe mesazhi im për të gjitha gratë është: luftoni, zonjusha të vogla. Mund të kujdeseni për njëra-tjetrën. Mbajeni nervin gjallë, njihni të drejta tuaja dhe kurrë mos lejoni njeri t`ju thotë se nuk jeni speciale, e çmuar dhe mbi të gjitha e barabartë”, shkruan më tej Jolie.

Angelina Jolie dhe fëmijët e saj (Foto: Getty Images/Guliver)

“Dëshira ime është që t’i vlerësojmë vajzat. Të kujdesemi për to. Dhe ne e dimë që sa më të forta të bëhen kur të rriten, më të shëndetshme do të jenë dhe në këtë mënyrë do ia rikthejnë edhe familjes dhe njerëzve nga të cilët rrethohen”, e përfundon letrën e saj 44-vjeçarja.

Jolie dhe ish-partneri i saj, Brad Pitt, janë prindër të Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve Vivienne dhe Knox. /Telegrafi/