Telegrafi

Angelina Jolie flet për humbjen e nënës së saj pas betejës që kishte me kancerin

Angelina Jolie (Foto nga Gareth Cattermole/Getty Images for Disney/Guliver)

Aktorja Angelina Jolie është hapur për herë të parë rreth një tragjedie që ia ka ndryshuar jetën. Ka të bëjë me vdekjen e nënës së saj, ku për ditën e nënave ajo bëri një mesazh dedikues për të, shkruan Mirror.

Nëna e saj, Marcheline Bertrand ndërroi jetë në vitin 2007 pasi humbi betejën me kancerit të vezores.

Angelina shkroi: “Kam humbur nënën time në të tridhjetat. Kur kthehem në atë kohë, shoh se sa më ndryshoi kjo vdekje”.

Angelina Jolie dhe nëna e saj (Foto: Reuters)

“Nuk ishte e papritur, por ndikoi shumë brenda meje. Humbja e dashurisë së një nëne dhe përqafimit të ngrohtë, është sikurse dikush të heq një batanije mbrojtëse”, shtoi ajo.

Ylli i filmit “Maleficent”, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve, gjithashtu shkroi se si u prek nga ndarja me babanë e saj, Jon Voight.

Angelina Jolie dhe fënijët e saj (Foto: SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Në vitet pas vdekjes së nënës së saj, Angelina kishte një tatuazh të vogël “W” i cili ishte një referencë për këngën Rolling Stones, “Winter”, e cila i këndohej Angelinas si fëmijë nga mamaja e saj. /Telegrafi/