Angelina Jolie nuk po kërkon ndjesë për prishjen e martesës mes Jennifer Anistonit dhe Brad Pittit, e cila ndodhi më shumë se një dekadë më parë.
Burimet pranë saj i thanë Hollywood Life, se Jennifer Aniston nuk kishte qenë kurrë e shqetësuar se pse ish-burri i saj, Brad Pitt, takohej me Angelinën.
“Angelina ka shumë keqardhje pas braktisjes së Bradit, por një gjë që ajo kurrë nuk është ndier keq, ka qenë mos-shqetësimi për çdo ndjenjë të keqe që Jennifer Aniston mund të ketë ndaj saj”, pohoi burimi i brendshëm.
“Angelina pyet veten se si mund të kishte komunikuar më shumë me Bradin. Shumë gjëra që Angelina pyet ose ndjen në lidhje me marrëdhënien e tyre vazhdojnë ta ndjekin atë, por ajo kurrë nuk shqetësohet se si mund të ketë ndikuar divorci te Jennifer Aniston. Angelina thjesht kurrë nuk shqetësohet që ndonjëherë të medojë për Jenniferin”, thotë më tej ky burim.
Sipas Hollywood Life, Brad mbeti besnik ndaj Jenniferit gjatë martesës së tyre dhe nuk filloi të takonte Angelinën derisa sa ata u ndanë. Megjithatë, ka pasur thashetheme të shumta dhe të vazhdueshme gjatë viteve që ai dhe Angelina bashkuan shumë kohë para se Brad të divorcohej me Aniston.
Angelina ka pranuar se kishte ndjenja për Brad Pittin shumë kohë më parë, teksa xhironin së bashku në filma. Në një intervistë të vitit 2006 për ‘Vogue’, ajo pranoi se ajo dhe Brad u dashuruan me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs. Smith” në vitin 2004.
Ajo kujtoi: “Për shkak të filmit, ne përfunduam së bashku për të bërë të gjitha këto gjëra të çmendura, dhe mendoj se kemi gjetur këtë miqësi dhe partneritet të çuditshëm që ka ndodhur papritur. Unë mendoj se disa muaj më vonë e kuptova që e dashuroja”.
Dy vjet më vonë, Jennifer i tha revistës ‘Vogue’ se ajo mendonte se komentet e Angelinës ishin ‘të pakujdesshme’ dhe thoshin se Brad kishte një ‘ndjeshmëri të zhdukur’ për shkak të një fotografie që bëri me Angelinën dhe fëmijët e saj pak pasi u nda me Jenniferin.
Angelina dhe Brad njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016. U raportua se çifti ishin në një mosmarrëveshje rreth stilit të prindërimit.
Në atë kohë, avokati i saj Robert Offer tha në një deklaratë: “Ky vendim u mor për të mirën e familjes”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Duke folur në BBC për divorcin e saj, Angelina tha: “Nuk dua të flas shumë për këtë, përveçse të them se ishte një kohë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje dhe ne do të jemi gjithmonë një familje, dhe do të kalonim nëpër këto kohë të vështira, duke shpresuar të jemi një familje më e fortë për të ardhmen”.
“Shumë, shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime, të gjithë kemi kaluar nëpër një kohë të vështirë. Fokusi im është fëmijët e mi, fëmijët tanë … dhe fokusi im është gjetja e kësaj rruge”, ishte shprehur tutje aktorja.
Gati dy vjet më vonë, në shkurt të vitit 2018, Jennifer dhe burri i saj, Justin Theroux, njoftuan po ashtu ndarjen e tyre. Pothuajse menjëherë, thashethemet filluan të qarkullojnë nëse Jenniferit i ishin kthyer ndjenjat për Brad Pittin.
Jennifer e bëri të qartë në një intervistë të InStyle se pajtimi me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, nuk është në planet e saj, megjithatë do ia lërë kohës. /Telegrafi/