Telegrafi

Angelina Jolie e quan vajzën e saj me ngjyrë të mrekullueshme: Kam mësuar shumë prej saj

Angelina Jolie (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for Disney/Guliver)

Angelina Jolie këtë javë ka rrëfyer sa i përket marrëdhënies që ka me vajzën e saj, Zahara.

45-vjeçarja e kishte adaptuar atë prej një jetimore në Addis Ababa , qendër në Ethiopia , shkruan Daily Mail.

Tani aktorja e njohur ka shprehur mirënjohje për vajzën më të madhe, gjatë një interviste për TIME 100, ndërsa e ka cilësuar atë si një vajzë të jashtëzakonshme.

“Vajza ime është nga Ethiopia, njëra nga fëmijët e mi, dhe kam mësuar shumë nga ajo. Ajo është familja ime, është një vajzë e jashtëzakonshme afrikane dhe lidhja që ka me shtetin, kontinentin e saj është diçka që unë e mbështes në masë të madhe”

Lexo po ashtu Angelina Jolie dhuron 200 mijë dollarë për të luftuar kundër racizmit

Ndërkaq, Angelina së bashku me ish-bashkëshortin e saj Brad Pitt ndajnë pesë fëmijë, Zahara, Maddox, Pax, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Vlen të përmendet se pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, ajo kishte qenë njëri nga zërat më kumbues sa i përket luftës kundër razicmit.

Për një gjë të tillë ajo kishte dhuruar 200 mijë dollarë, ndërsa e kishte konsideruar të patolerueshme sjelljen e njerëzve ndaj personave me ngjyrë. /Telegrafi/