Site icon Telegrafi

Angelina Jolie duket elegante në shoqërinë e të birit teksa merr pjesë në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë

Angelina Jolie është parë me djalin e saj për një mbrëmje magjepsëse.

Aktorja fituese e “Oscar” dhe djali i saj Maddox Jolie-Pitt morën pjesë në ngjarjen e mbushur me yje në Shtëpinë e Bardhë më 26 prill.

Dyshja morën pjesë në Darkën Shtetërore për Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol të Republikës së Koresë, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.

Foto: AFP

Për eventin prestigjioz, Anxhelina dukej teje elegante teksa u vesh e tëra në të bardha.

47-vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë mahnitës dhe mëngë të gjata, të cilin e kishte shoqëruar me një xhaketë sportive të hollë të bardhë.

Aktorja ka përshtatur dukjen me një gjerdan dhe një palë vathë floriri, si dhe mbajte në dorë një çantë të vogël floriri.

Foto: AFP

Ndërkohë, ajo u shoqërua nga djali i saj 21-vjeçar, i cili zgjodhi një kostum klasik të zi.

Dyshja nënë-bir qëndroi afër gjatë gjithë mbrëmjes, ata u fotografua gjithashtu teksa përziheshin me të ftuar të tjerë dhe ndërsa u ulën pranë njëri-tjetrit për të marrë pjesë në argëtimin e mbrëmjes.

Maddox është një nga gjashtë fëmijët e Angelina dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.

Foto: Reuters

Ish-çifti i artë i Hollywoodit u nda në vitin 2016 pas 12 vitesh së bashku, me aktoren e Tomb Raider që përmend “dallimet e papajtueshme” në dokumentet e divorcit.

Ndarja e Brad dhe Angelina pasoi një incident në një aeroplan kur Brad dyshohet se humbi kontrollin dhe u përlesh me Maddox.

Ish-çiftit thuhet se i është dhënë kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tyre.

Foto: Reuters

Vendimi vjen pasi ish-partnerët kishin në një betejë të ashpër për kujdestarinë gjatë pesë viteve të fundit.

Lexo po ashtu Angelina Jolie fotografohet plot stil në aeroportin e Washingtonit përpara darkës shtetërore me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

“Ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në marrëveshjet e kujdestarisë bazuar në një vendim jashtëzakonisht të detajuar të marrë nga gjyqtari. Brad thjesht po përpiqej të kishte më shumë kohë me fëmijët e tij – dhe ishte e qartë se Angie kishte bërë gjithçka që ishte e mundur për ta parandaluar këtë”, tha një burim për PageSix.

Foto: EPA

Ylli i “Fight Club” paditi gjithashtu ish-gruan e tij për shitjen e fshehtë të pronës së tyre franceze prej 164 milionë funte dhe verës një oligarku rus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version