Angelina Jolie iu bashkua dhjetëra blerësve të blerjeve për festa në minutën e fundit, teksa u fotografua në perëndim të Hollywood-it të premten (24 dhjetor).
Aktorja 46-vjeçare e “Eternals” u pa me një figurë elegante e gjitha në të zeza duke bërë blerjen e dhuratave në Melrose Avenue.
Dukej sikur aktorja do të festonte në shtëpi me fëmijët e saj teksa doli në disa dyqane përpara se të nisej në shtëpi përpara natës së Krishtlindjes.
Për daljen festive, Angelina zgjodhi një fustan të zi, të kombinuar me një pallto të zezë elegant, shkruan DailyMail.
Ajo e përfundoi pamjen me një çantë dore të zezë dhe taka me të njëjtën ngjyrë, derisa po bënte pazar e vetme.
Ylli i “Girl Interrupted” la flokët e saj natyrale të lira dhe mbante një maskë të zezë për fytyrën.
Angelina ka fëmijë Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, me ish-bashkëshortin Brad Pitt, me të cilin janë përfshirë në një betejë për kujdestarinë vitet e fundit.
Krishtlindjet e kaluara, u raportua se Pitt, 58 vjeç, iu dha e drejta për të festuar me vetëm tre nga fëmijët e tyre: Shiloh, Vivienne dhe Knox, pasi ish-çifti arritën të bënin një marrëveshje.
Ndërsa, nuk dihet se si do të jenë planet e pushimeve të këtij viti për familjen e famshme. /Telegrafi/