Angelina Jolie mund të jetë duke kaluar momentet më të vështira të jetës pas ndarjes nga babai i gjashtë fëmijëve dhe dashuria prej më shumë se një dekade, por aktorja nuk harron se në jetë nuk ka kënaqësi më të madhe se tu dhurosh të tjerëve.
Angelina, do të rikthehet së shpejti në vëmendjen tonë dhe këtë herë jo pas kamerave. Aktorja 41-vjeçare është emëruar imazhi i parfumit Guerlain.
Natyrisht ky është një kontratë shumë fitimprurëse, por paratë që do të mblidhen Angelina nuk ka ndërmend t`i përdorë për vete.
Gjithçka do të shkojë për bamirësi, ku gjithashtu Angelina pranoi të realizonte këtë bashkëpunim, sepse parfumet e kësaj marke ishin të preferuarat e nënës së saj të ndjerë, me të cilën aktorja kishte marrëdhënien më të afërt. /Telegrafi/