Aktorja e njohur, Angelina Jolie, po feston ditëlindjen e 45-të në mënyrën më të mirë të mundshme.
Me rastin e kësaj ditë të veçantë për të, ylli hollivudian ka dhuruar 200.000 dollarë (177.000 euro) për të luftuar kundër racizmit, shkruan Metro.
Ylli i filmit “Maleficent” ka vendosur të dhurojë një shumë të tillë tek organizata e të drejtave civile “NAACP”.
Kjo ka ardhur pas vdekjes tragjike të afro-amerikanit George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor.
“Diskriminimi dhe shkelja e të drejtave nuk mund të tolerohen. Shpresoj që të gjithë amerikanët të figurojnë strukturat e gabuara në shoqëri”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Floyd ndërroi jetë pasi një polic vendosi gjurin e në qafën e tij për tetë minuta, teksa ai përsëriste herë pas here se nuk mund të merrte frymë.
Përpos ndihmës financiare, artistë të ndryshëm ndërkombëtarë u kanë dalë në ndihmë edhe protestuesve të cilët marshuan për nderë të George Floyd. /Telegrafi/