Aktorja e njohur Angelina Jolie e cila tashmë po jeton e qetë në shtëpinë e saj bashkë me fëmijët, ka menduar t’i bëjë një befasi shumë të këndshme ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.
Me rastin e festës së baballarëve, ajo ka marrë fëmijët dhe i ka dërguar te Brad atë ditë.
Fëmijët qëndruan në shtëpinë e Brad Pitt në Los Angeles të shtunën në mëngjes, duke u kthyer më pas te mamaja e tyre për të bërë një udhëtim drejt Etiopisë.
Ndërkohë, merret vesh se iniciativa që prindërit të shkojnë te Brad, ka qenë e Angelinës, e cila ka dashur t’ia zbukurojë këtë ditë ish-bashkëshortit të saj.
Ata vazhdojnë të jenë në gjyq për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, megjithëse ende nuk ka ndonjë rezultat final dhe raportet e tyre janë qetësuar. /Telegrafi/