Angelina Jolie ka ndezur thashethemet për një romancë të re, pasi u pa duke dalë nga një hotel në Venecia nën shoqërinë e një mashkulli.
Jolie, që nga ndarja prej Brad Pitt në vitin 2016, e ka mbajtur tejet të fshehtë jetën e saj private, shkruan The Mirror.
Ajo dhe aktori i njohur u martuan në vitin 2014, derisa aktorja bëri kërkesë për divorc në vitin 2016 dhe ndarja e tyre u finalizua në prill të vitit 2019.
Ndonëse nuk është shprehur për jetën e saj private, në vitin 2021 pati zëra për lidhjen e saj me The Weeknd, megjithëse asnjëri nuk e konfirmoi këtë.
Tani, si siç duket Angelina mund t’u rikthehet lidhjeve, pasi së fundmi është parë me reperin dhe aktivistin politik britanik, Akala, gjatë prezencës së saj në Itali.
Ylli udhëtoi nga SHBA-ja për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku po promovon filmin e saj më të ri, Maria.
Sipas një burimi, ajo dhe Akala duket se janë perfekt për njëri-tjetrin pasi ndajnë të njëjtat interesa.
“Ata ndajnë të njëjtin pasion kur bëhet fjalë për kauzat sociale dhe humanitare. Ata bënë disa bashkëpunime gjatë viteve që fokusohen në çështje globale si të drejtat e njeriut. Angie ka fjalë shumë të mira për të”, thanë burimet për DailyMail. /Telegrafi/