Brad Pitt dhe Angelina Jolie zgjidhën pothuajse të gjitha çështjet rreth shkurorëzimit. Ata arritën një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve, por kanë një problem “të vogël”.
Është vlerësuar se të dy kanë rreth 500 milionë dollarë pasuri të përbashkët, gjë që krijon një dhimbje koke të madhe për avokatët e tyre.
Avokatët besojnë se për vite me radhë, mund të duhet kohë për të gjetur një kompromis për ndarjen e tij, ku duhet të pajtohen te dy palët. Këto 500 milionë përfshijnë pasuri të patundshme, vetura, bizhuteri, vepra arti dhe veshja të shtrenjta.
Problemi më i madh është pasuria e patundshme në Provence. Bred dhe Angelina e blenë rreth 400 hektarë vreshta për 60 milionë dollarë. Por, ata më vonë e zhvilluan atë dhe çmimi i saj është rritur dukshëm më tepër.
Kjo ka çuar në vështirësi në vlerësimin e vlerës reale dhe po i pengon në ndarjen e pasurisë së tyre.
Asnjëra palë nuk pajtohet të bëj kompromis dhe asnjëri nuk pranon që të blej edhe pjesën e tjetrit. /Telegrafi/