Site icon Telegrafi

Angelina dërgon dokumentet në gjykatë, kërkon shkurorëzim nga Brad Pitt?

Mediat amerikane raportojnë se Angelina Jolie ka aplikuar për divorc nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt.

Lajmin e kanë bërë të ditur CNN dhe TMZ, ndërsa raportohet se një konflikt rreth fëmijëve e ka nxitur aktoren për këtë veprim.

Çifti i famshëm hollivudian ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë martesës dhe shpeshherë është spekuluar se do të ndahen, mirëpo ata kanë arritur ta tejkalojnë çdo gjë deri më tani.

Jolie i ka dërguar dokumentet në gjykatë ditën e hënë dhe ka kërkuar që të mbajë kujdestarinë për gjashtë fëmijët. Diva hollivudiane i ka kërkuar gjykatës që t’ia lejojë Pittit t’i vizitojë fëmijët.

Dy aktorët u martuan në gusht të vitit 2014, ndërsa kanë qenë në lidhje që nga viti 2004.

Hera e fundit që çifti ishte parë bashkë ishte në muajin korrik, kur kishin dalë me dy binjakët, Knox dhe Vivienne, për ditëlindje në West Hollywood. /Telegrafi/

Exit mobile version