Bukuroshja shqiptare, Angela Martini, e cila vetëm pak javë më parë ishte në Shqipëri, iu desh që për fat të keq vetëm pak kohë më pas të rikthehej – kësaj radhe jo për diçka të mirë.
Modelja u rikthye në vendin e saj amtar për të vizituar familjet e prekura nga dy tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë.
Ajo të premten publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga vizita e realizuar në Durrës.
Në mbishkrimin e këtyre imazheve, ajo shkroi se si u largua nga ky qytet besimplotë, duke parë mbështetjen që shqiptarët i dhanë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.
Martini ka gëzuar disa fëmijë me prezencën e saj, duke u dhënë atyre shpresë dhe vullnet pas kësaj tragjedie të rëndë që goditi qytetin e tyre.
“Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja… Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin ♥️ Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Angela Martini. /Telegrafi/