Modelja nga Shqipëria, Angela Martini, tash e një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Amerikë.
Krahas punës, ajo ka ndërtuar një jetë të lumtur private me partnerin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu.
Çifti duket se janë të plotësuar në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi ka qenë vet supermodelja ajo e cila ka zbuluar befasinë që pranoi nga bashkëshorti.
Në bazë të pamjeve, modelja e njohur u surprizua me një sërë trëndafilash dhe një kartolinë të shkruar nga Dragos.
“Me dashuri, për gruan më të mirë në tokë. Bashkëshorti juaj me fat”, shkruhej në kartolinë.
“U zgjova me këtë pamje dhe wow. Ai më do mua”, ka shkruar Angela në mbishkrim të videos.
Të njëjtit u martuan në dhjetor të vitit 2017, gjersa kanë qenë shumë të komentuar ndër vite për romancën e tyre. /Telegrafi/