Telegrafi

Angela Martini publikon video nga momentet e këndshme që po shijon me bashkëshortin në Mykonos

Foto: Angela Martini/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur bregdetin grek bashkë me burrin e saj, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, modelja shkodrane i mban vazhdimisht të azhurnuar ndjekësit mbi më të rejat e saj.

Lexo po ashtu Angela Martini i lë pak vend imagjinatës, teksa pozon nudo gjatë pushimeve e mbuluar vetëm me peshqir

Së fundmi, ajo publikoi një video në InstaStory, ku shihej më se e dashuruar në krahët e bashkëshortit të saj, Dragos Savulesvu.

Në video, Angla duket sikur është në qiellin e shtatë gjersa gjen ngrohtësinë nën përqafimin e dashurisë së saj të jetës.

Dragos përndryshe është një biznesmen me prejardhje rumune dhe bashkë me Angelën jetojnë bashkë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Angela Martini me bashkëshortin (Foto: Angela Martini/Instagram)