Angela Martini ditë më parë befasoi të gjithë me disa imazhe me të dashurin rumun.
Në fakt, bukuroshja shqiptare tashmë i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar lidhjen me Dragos Savulescun.
E gjithë ceremonia private u organizua dhe u mbajt në qytetin amerikan të Las Vegasit.
Dasma ishte aq shumë e thjesht, sa që dëshmitar të martesës ishte dy persona – një mik i rumunit dhe Bleona Qereti si dëshmitare e Angelës.
E pjesë nga ky moment i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, Angela ku shihet duke shkëmbyer unazat me të dashurin, tashmë bashkëshortin rumun.
Ndryshe, Dragos një mesazhi në rrjetet sociale ka pohuar se tashmë ka bashkëshorten më të bukur në botë. /Telegrafi/