Site icon Telegrafi

Angela Martini pritet në takim nga ambasadorja e Shqipërisë në Itali

Foto: Angela Martini/Instagram

Bukuroshja Angela Martini është shumë e përfolur për jetën e saj profesionale dhe private.

Së fundmi, ajo është mirëpritur nga Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri.

Bukuroshja shkodrane publikoi në rrjetin social disa fotografi nga ky takim, duke thënë se u ndje e nderuar nga mikpritja që iu bë.

“Mbresëlënëse dhe frymëzuese puna dhe angazhimi i Ambasadores Anila Bitri në të mirë të Shqipërisë. Privilegj koha e vlefshme që shpenzuam duke biseduar për Shqipërinë që ka me qindra-mijëra zemra në çdo kontinent. Kudo të jemi, sytë do t’i kthejmë gjithnjë nga Shqipëria”, ka shkruar Angela Martini.

Modelja shqiptare përndryshe është shumë e suksesshme në pasarelat botërore, teksa komentohet shumë edhe për fotografitë e shumta që publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version