Telegrafi

Angela Martini prezanton shtëpinë në Los Angeles

Angela Martini hapi dyert e shtëpisë së saj luksosz për Vip Club e ndër të tjera ajo na prezantoi bashkëshortin, Dragos Savulescu.

Ky i fundit teksa zbriste nga shkallët erdhi gjatë intervistës së Klea Huta duke shprehur ngrohtësi për Angelën duke krijuar dhe një afeksion të ëmbël për shikuesit e Vip Club në Top Channel.

E rehatuar në kolltukun gjigant të shtëpisë, Angela prezantoi shoqen e saj të ngushtë, e teksa ecte, pranë pishinës ulur ndodhej edhe kushëriri i saj i cili e pyeti “Çfarë do të hamë për drekë sot?”

Duke ditur se Angela nuk gatuante në shtëpi, zgjedhja e saj direkte ishte një restorant në Los Angeles.

Në pyetjen se a dëshiron të ketë një fëmijë, përgjigja e menjëhershme e bukuroshes ka qenë “Po”.

Lexo po ashtu Angela Martini thotë se dëshiron fëmijë, por nuk jep detaje se kur do të dëshironte të bëhej nënë

Mirëpo, modelja nuk ka dhënë detaje për kohën se kur do ta sjellë në jetë një fëmijë të sajin.

Ajo ka thënë se ka dashur që e vogël të bëhej modele, por në moshën 21-vjeçare vendosi të ndjekë këtë ëndërr.