Angela Martini gjithnjë e më pak po e shohim teksa publikon fotografi në rrjetet sociale.
Por, vështirë të mos provokojë në çdo imazh të ri që sjell në rrjetet sociale.
Që pas ditëlindjes, Angela nuk kishte publikuar asnjë fotografi të re dhe, me sa duket, i është përkushtuar plotësisht lidhjes me milionerin rumun Dragos Savulescu.
Sot, Angela ka postuar një foto nga shtëpia e të dashurit në Bukuresht. Dhe nuk ka nevojë të komentohet gjatë: mes dekorit të pastër e elegant, rrethuar anekënd me lule është edhe modelja shqiptare.
Me siguri, pas aparatit është Dragos Savulescu, ndërsa Angela shijon një gotë verë. /Telegrafi/