Angela Martini nuk ndalet së publikuari fotografi prej jetës private në llogaritë personale në rrjetet sociale.
Ajo orë më parë ishte në një restorant, ku ishte befasuar prej stafit të restorantit.
Në fakt, modelja shqiptare kishte porositur ushqim deti ndërsa asaj i ishte shërbyer diçka tjetër, transmeton Telegrafi.
“Kur sapo vini në një restorant peshku, ku keni qenë të ftuar, por nuk hani ushqim deti … Shërbimi i dhomës, ju lutem!!”, ka shkruar Angela në Instagram.
Ndryshe, Angela po jeton jetë glamuroze në krah të dashurit milioner, rumunit Dragos Savulescut. /Telegrafi/