Telegrafi

Angela Martini në pushime luksoze për muajin e mjaltit (Foto)

Angela Martini është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. 

Megjithëse ka kohë që nuk e kemi parë në pasarelat botërore, ajo po vazhdon të jetë temë e mediave rozë shqiptare.

Bukuroshja javë më parë ka kurorëzuar në një ceremoni private lidhjen disavjeçare me milionerin rumun, Dragos Savulescun.

Me këtë të fundit, 31-vjeçarja ka zgjedhur që pushimet dimërore në plazhet e North Island të Seychelles.

Prej këtij ishulli fantastik, dyshja po vazhdon të sjell imazhe dhe video në llogaritë personale të Instagramit.

“Njerëzit unë jam një Gemini e ndyrë”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Martini.

Ndryshe, dyshja pritet të vazhdojnë pushimet e muajit të mjaltit edhe në disa vende të tjera piktoreske. /Telegrafi/