Telegrafi

Angela Martini: Krejt kjo çfarë po na ndodh është hakmarrje nga Karma, për atë se çfarë u kemi bërë kafshëve

Foto: Angela Martini/Instagram

Përhapja e coronavirusit dhe paniku i shpërndarë tashmë në krejt botën, ka bërë që i gjithë njerëzimi të kthejnë vëmendjen nga ky virus.

Të famshmit përmes rrjeteve sociale, po shfrytëzojnë rastin që t’i njoftojnë fansat për ndërgjegjësim, teksa situata nuk duhet të dalë jashtë kontrollit, por thjeshtë rekomandohet kujdes i shtuar.

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, publikoi së fundmi në InstaStory një shkrim, duke e cilësuar atë që po ndodh si një “hakmarrje nga Zoti”, për atë se çfarë njerëzit u bëjnë kafshëve.

Foto: Angela Martini/InstaStory

“Çdo gjë që është duke ndodhur është rezultat i Karmës ndaj kafshëve. Kur do të mësojmë t’i duam dhe trajtojmë ato me respekt”, ka shkruar Angela Martini në InstaStory.

Lexo po ashtu Anxhelina Hadërgjonaj publikon fotografi provokuese nga shtrati, thotë se po qëndron në karantinë pa shkuar gjëkundi

Bukuroshja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve dhe lobon gjithmonë për to në rrjetet sociale, me ndikimin që ka si personazh i njohur.

Foto: Angela Martini/Instagram

Përndryshe, coronavirusi tashmë ka prekur mbi 120 mijë njerëz globalisht, duke shkaktuar mbi 4600 viktima, teksa raportohet të jenë shëruar afro 70 mijë sosh. /Telegrafi/