Telegrafi

Angela Martini kërkon dado shqiptare për djalin pasi dëshiron që të flas edhe në gjuhën shqipe

Foto: Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri rumun, Dragos Savulescu, mirëpritën një djalë përmes një nëne surrogateje.

Ylli nga Shkodra e ka pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu, ndërkohë që tani ka kërkuar një dado shqiptare në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory.

Angela Martini (Foto: Instagram)

Ajo thotë se dëshiron që të jetë shqiptare pasi do t’ia mësojë djalit edhe gjuhën shqipe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Angela Martini

“Jam në kërkim të një dadoje shqiptare në Milano. E dua shqiptare sepse dua që im bir të flasë edhe shqip”, tha Martini.

Angela dhe Dragos duhet theksuar se kurorëzuan dashurinë me martesë në dhjetor të vitit 2017.

Ata po vazhdojnë jetesën dhe të gjitha aktivitetet e tjera të tyre në Amerikë. /Telegrafi/