Angela Martini ka kohë që nuk e kemi parë duke ecur në pistat e modës.
Por, bukuroshja shqiptare po vazhdon të arrij temë e mediave rozë shqiptare.
E gjithë kjo në saje të fotografive që po i publikon në rrjetet sociale, të cilat po komentohen shumë prej ndjekësve të shkodranes.
Një të tillë Martini e ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram teksa shihet tejet atraktive dhe joshëse.
Modelja kishte veshur një fustan të shkurtër që i ekspozonte këmbët seksi ndërsa me dorën e majtë e kishte vendosur në mes të këmbëve.
Ndryshe, bukuroshja tash e sa kohë është në lidhje me milionerin rumun, Dragos Savulescu. /Telegrafi/