Angela Martini është një ndër modelet më të përfolura shqiptare nga rubrikat rozë.
Bukuroshja po vazhdon të bëjë jetë përrallore në krah të bashkëshortit milioner Dragos Savulescut.
Me këtë të fundit bukuroshja jonë kurorëzoi lidhjen e tyre më tepër se njëvjeçare duke u kurorëzuar përmes një ndejë private në prani të familjarëve.
Por, ajo ka befasuar të gjithë me rrëfimin se ku ishte takuar për herë të parë me pasanikun rumun.
Ajo ka thënë se takimi i parë i tyre ishte në një parti në shtëpinë e bashkëshortit në Los Angelos, ku tashmë jeton çifti.
“Në një parti në Los Angelos në shtëpinë e tij, në kuzhinë, në shtëpinë e njëjtë që është e jona tani. Ndryshe, kjo fotografi është bërë natën e parë kur u takuam”, i është përgjigjur Angela një pyetje të marrë prej fansave në llogarinë personale të Instagramit.
Gjithashtu Angela ka treguar se është aq e lumtur me bashkëshortin, sa që nuk po mund t’i ndahet për asnjë minutë. /Telegrafi/