Modelja shkodrane nuk ka bërë asnjëherë publike detaje rreth jetës së saj private, ka patur gjithnjë vetëm aludime mediatike nisur nga fotografitë e postuara në rrjete sociale dhe personat me të cilët shoqërohej.
Por, tashmë Angela Martini po publikon imazhe me multimilionerin rumun, Dragos Savulescu, i cili është një producent filmash dhe prej tre vitesh jeton në Los Angeles, transmeton Telegrafi.
Së fundi, modelja ka publikuar një video në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet dorë për dore me Savulescun.
Nuk dihet destinacioni i tyre, por modelja shqiptare dukej e lumtur që shoqërohej nga afaristi rumun.
Ndërkohë, modelja shkodrane gjendet në festivalin prestigjioz filmit, i cili po zhvillohet në Kanë të Francës. /Telegrafi/