Site icon Telegrafi

Angela Martini, bikini me motive shqiptare

Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini, para pak ditësh ka hedhur në treg linjën e saj të rrobave të banjës. Imazhi zyrtar i kësaj linje është vetë bukuroshja seksi. Por përtej modeleve dhe ngjyrave të larmishme, duket se qëllimi i Angela-s për ta bërë unike linjën e veshjeve është finalizuar: pak Shqipëri brenda prurjeve të reja.

Këtë e ka pranuar edhe vetë modelja, e cila në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga koleksioni i fundit, ka treguar se është frymëzuar nga ornamentet e veshjeve popullore tradicionale shqiptare.

“Femër, të jesh perëndeshë! Përqafoni këtë koleksion që është frymëzuar nga modelet e trashëgimisë shqiptare”,- ka shkruar Angela në faqen e saj të Facebook­-ut pak ditë më parë, duke e shoqëruar këtë shënim me foton ku ajo pozon veshur me njërin prej këtyre kostumeve.

Në faqen e modeles shopmartini.com, një kostum me motive popullore shqiptare kushton rreth 100 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version