Angela Martini vazhdon t’u japë material kënaqësie fansave të saj në rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në SHBA, ka treguar se trupi i saj vazhdon të jetë seksi si gjithmonë, shkruan Telegrafi.
Ditë më parë Angela realizoi një set të ri fotografish me bikini, ndërsa sot ka shpërndarë dy video në Instagram në të cilat ajo duket duke pozuar para objektivit të kamerës.
Në këto pamje, që duket se janë realizuar në Miami të SHBA-ve, ajo shfaqet e veshur me bikini derisa merr poza të cilat kanë eksituar fansat e saj meshkuj, që kanë komente nga më të ndryshmet në to. /Telegrafi/