Angel di Maria ka zbuluar se ai e kishte urryer kohën kur luante te Manchester United dhe të ishte nën urdhrat e Louis van Gaalit.
Anësori argjentinas ishte transferuar te Djajtë e Kuq në vitin 2014 nga Real Madridi për 65 milionë euro, mirëpo që kishte dështuar të tregonte veten.
Di Mariai ishte tejet i dëshpëruar për largimin nga Los Blancos dhe nuk kishte motiv që të luante për Manchester Unitedin.
Bashkëlojtari i tij te Paris Saint-Germain, Marcin Bulka ka zbuluar se argjentinasi shkon me shpejtësi ndërron kanalin e televizorit, në momentin që flitet diçka për klubin anglez.
“Di Maria e urren Manchester Unitedin”, ka thënë portieri. “Ai nuk ka kujtime të mira nga koha e kaluar atje”.
“Në fakt, nëse diçka del në televizor për Manchester Unitedin, ai me shpejtësi e largon nga ekrani”, ka shtiar më tej ai.
Edhe pse Di Maria ka qenë shumë diplomat në publik, ai nuk ngurron t’i shfaq mendimet e tij te bashkëlojtarët e tij. /Telegrafi/