Site icon Telegrafi

Angazhon fqinjin steril për t’ia lënë gruan shtatzënë

Gjykatësi gjerman nga qyteti i Stuttgartit aktualisht është duke tentuar të marrë një vendim për rastin në të cilin një mashkull e ka angazhuar fqinjin për t’ia barrësuar gruan e tij.

Burri 29-vjeçar Demetrius Soupolos dhe gruaja e tij, ish mis me emrin Traut, kanë tentuar të bëhen me fëmijë. Megjithatë, mjekët u kanë thënë se Demetrius është steril prandaj çifti martesor ka filluar të shikojë forma tjera të barrësimit. Ata kishin vendosur të angazhojnë fqinjin 34-vjeçar me emrin Frank Maus që të barrësojë Trauten.

I martuari Maus, i cili ka dy fëmijë, kishte pranuar ta bënte këtë “punë” për 2.000 euro. Gjatë gjashtë muajve në vijim, tri herë në javë, gjithsejtë 72 herë, Maus ka kryer punën e tij. Gruas, e cila po i binte në qafë, i ka thënë se këtë “po e bënte vetëm për hir të parave”.

Pas gjashtë muajsh të pasuksesshëm, Soupolos ka insistuar që Maus të shkonte në kontroll. Mjeku ka zbuluar se Maus ishte gjithashtu steril. Gruaja e tij ka qenë e shtyrë të pranojë se fëmijët nuk ishin të tij.

Soupolos me anë të gjykatës është duke tentuar t’i kthej paratë, derisa argumenti i Maus është se ai nuk ka garantuar barrësimin, por se do bëj çdo gjë brenda mundësive të tij.

Exit mobile version