Telegrafi

Angazhon dadon që të kujdeset për të birin dyvjeçar, ajo e fut në rrobalarëse – alarmohet policia polake (Foto/Video, +16)

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video rrëqethëse ku një foshnje shihet e mbyllur në rrobalarëse, kurse siç raportojnë mediat ndërkombëtarë atë e kishte mbyllur brenda dhe filmuar gruaja që po përkujdesej për të (dadoja).

Siç mund të shihet në video, dyvjeçari Casper nga Polonia mundohet ta hapë derën, por pa ndonjë sukses. Nëna e tij 21-vjeçe, Zaneta, e kishte lënë me dadon me qëllim që të mund t’i kryej disa punë tjera, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kur u kthye në shtëpi kishte çfarë të shihte. Rasti menjëherë është raportuar në polici, kurse është konfirmuar lajmi se kanë filluar hetimet për keqtrajtimin e djalit të vogël. Për fat të mirë vogëlushi nuk është lënduar.

Gjatë bastisjes së shtëpisë, policia ka gjetur edhe disa foto ku shihet dyvjeçari duke konsumuar cigare. Lidhur me këtë, nëna e tij ka mohuar kategorikisht pretendimet se është e përfshirë.

Videoja është publikuar nga 19-vjeçari i identifikuar si Mateus të cilin e ka arrestuar policia për ta liruar më pas. Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe një 18-vjeçar. /Telegrafi/