Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski, nën të cilin është rasti i “Sopotit”, ka thënë se prokurorja speciale Katica Janeva nuk është e autorizuar për marrjen e hetimit të këtij rasti për shka se ka ndodhur në vitin 2008, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne jemi përgjegjës për vlerësimin e lëvizjeve ligjore të cilat do t’i ndërmarrë PSP-ja. Lënda është tek ne dhe në seancën e rradhës do të shikohet. Rasti ka ndodhur para 13 viteve dhe Janeva nuk është e autorizuar për ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 2008”, tha mes tjerash Anevski.
Nga PSP-ja thonë se pavarësisht kur ka ndodhur rasti, ata kanë të drejtë dhe autorizim të hetojnë rastin./Telegrafi/