Sot edhe një herë është anuluar seanca ku duhej të diskutohej për vendimin për dënimin e prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, sot për mediat ka thënë shkurt ”Sjellja e Fetait dhe prokurores speciale Janeva janë në kundërshtim me kodin etik të prokurorëve publik”.
Anevski tha gjithashtu se do të kërkojë nga Janeva si udhëheqëse e PSP-së për të ndryshuar prokuroren përgjegjëse për lëndën ”shuplakat” në Komunën Qendër. /Telegrafi/