Anëtarja e “Maniakë t’Kuzhinës” me aftësi të veçanta gatimi: Torte në formë të SonyPlaystation
besfort
“Maniakë t’Kuzhinës” është grup në Facebook, i cili i bashkon qindra mijëra shqiptarë që e duan gatimin.
Qëllimi i grupit është që shqiptarët anë e mbanë botës të ndajnë me njëri-tjetrin receta të ndryshme, këshilla, ide dhe çfarëdo që ndërlidhet me artin e gatimit, shkruan Telegrafi.
Në këtë grup i cili numëron mbi 230,000 anëtarë, padyshim se është një numër i madh i personave që bien në sy për aftësi të jashtëzakonshme të gatimit.
Në mesin e këtyre personave është edhe anëtarja Kimete Kryeziu-Gashi (Keki), shqiptare që jeton në Gjermani, por që bashkatdhetarët i ndihmon duke u japë ideja interesante për torte.
Së fundmi ajo ka përgatitur për djalin e shoqes së saj 7 vjeçar, Damianin, një torte shumë ‘cool’, e cila është në formë të lojës SonyPlaystation.
Me grupin ajo ka ndarë fotot se sa e lezetshme duket torta, por gjithashtu e ka përshkruar edhe mënyrën e përgatitjes nëse dëshiron ta bëjë edhe dikush tjetër.