Pjesëtari i “One Direction”, Louis Tomlinson, është arrestuar në aeroportin e Los Angelesit, pasi sulmoi një fotograf dhe rrëzoi në tokë një fanse femër, e cila u grind me të dashurën e tij.
25-vjeçari u acarua keqas pasi një paparaci po e fotografonte me të dashurën Eleanor Calder. Por, teksa Louis po merrej me fotografin, e dashura e tij, Eleanor u përfshi në një grindje me një fanse, e cila ishte duke filmuar me celularin e saj.
Teksa po shkonte tek e dashura, këngëtari bërtiti: “Çfarë po ndodh? A mund të na ndihmojë dikush?”. Policia e aeroportit ndërhyri më pas, duke larguar çiftin e famshëm nga fansat, transmeton TCH.
Louis u arrestua më pas, por u lirua, megjithëse do t’i duhet të paraqitet në gjykatën e Los Angeles më 29 mars.
Në dokumente thuhet se duhej të paguante 20 mijë dollarë për lirimin e tij, por ai nuk pagoi asgjë. Shumë fansa ishin kundër arrestimit të tij, pasi nuk ndërhynë në kohë autoritetet e aeroportit.
https://www.youtube.com/watch?v=W2Th37tjQvM