Anëtari i Komitetit Qendror i OBRM-PDUKM-së për Nova TV ka thënë se nuk ka pasur asnjëfar shërbimi të huaj, për të cilat pretendonte Nikolla Gruevski se kanë përgjuar, por ka qenë Sasho Mijallkov ai i cili ka bërë përgjimet e paligjshme.
Në lidhje me qëndrimin e Komitetit Qendror për rolin e Gruevskit ndaj akuzave të Mijallkov, anëtari i partisë ka thënë se për këtë do të deklarohen më vonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e mbrëmshme Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase shkarkoi nga anëtarësia Sasho Mijallkovin. Iniciativën e dorëzoi nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski.
Nikollovski mbrëmë në një deklaratë për media tha se partia e tyre ka pësuar shumë dëme, për shkak të asaj që ka përgjuar Sasho Mijallkov dhe jo shërbimet e huaja.
Ai tha se Mijallkov ka kërcënuar fizikisht deputetin Krsto Mukoski, që të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/