Telegrafi

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, ironizon me parkingun nëntokësor të Prishtinës: Mirë që mbetën fakultetet

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, është shprehur i pakënaqur me parkingun e ri nëntokësor në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Hamiti ka postuar dy foto në llogarinë e tij në Facebook, para kohës s ndërtimit të parkingut pra kur ishte parku dhe pas ndërtimit të parkingut.

Ai këtë parking e ka quajtur qendër komerciale, duke ironizuar se është mirë që kanë mbetur fakultetet.

“Dikur dhe sot: oborri i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Prej parku në parking. Edhe në qendër komerciale, natyrisht. Mirë që mbetën fakultetet”, ka shkruar Hamiti.

Kujtojmë, me Komunën e Prishtinës menaxhon LDK-ja, kandidati i së cilës fitoi zgjedhjet e fundit lokale./Telegrafi/