Site icon Telegrafi

Anëtari i bordit të Konkurrencës, Muhamet Krasniqi, ndalohet në Aeroportin e Beogradit

Anëtari i bordit të Konkurrencës së Kosovës, Muhamet Krasniqi është ndaluar në Aeroportin e Beogradit dhe nuk është lejuar të marrë pjesë në takimin e autoriteteve rajonale që po mbahet në kryeqytetin serb, me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide.

Familjarët kanë thënë se nuk e dinë nëse është arrestuar apo çka ka ndodhur, pasi për momentin kanë humbur kontaktin me Muhametin.

Djali i Muhametit, Sherif Krasniqi ka thënë për KosovaPress se takimi me autoritetet rajonale të Konkurrencës është organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës Hungareze, ku nga Kosova ka qenë i ftuar Muhamet Krasniqi.

Sipas djalit të tij, Autoriteti i Konkurrencës Hungareze ka paraparë që udhëtimi të jetë nga Shkupi për në Beograd, ku Muhameti është ndaluar me arsyetimin se nuk ka dokument valid.

“Nuk dihet nëse është arrestuar apo çka ka ndodh. Lidhur me rastin ne kemi informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe mesa e dimë është i njoftuar edhe përfaqësuesi i Kosovës në Serbi. Ende nuk e dimë por sipas gjitha gjasave pritet që ai të kthehet për në Shkup”, tha ai.

Exit mobile version